Shtyhet koncerti madhështor i Capital T, zbulohet shkaku

Xing

E Mërkurë 18 Shtator 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Prej një muaji reperi shumë i dashur nga publiku, Capital T ka njoftuar se do të mbajë koncert në 19 shtator, pra nesër në sheshin Nënë Tereza. Por sot bordi menaxhues dhe krijues i koncertit në një deklaratë për shtyp të zbardhur nga “News31.al" kanë bërë të ditur shtyrjen e koncertit.

Shkaku janë rreshjet e shiut, gjë që vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert dhe është problem edhe për mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë për koncertin e Capitalit.

Bordi menaxhues dhe krijues i koncertit të Capitalit ka vendosur që koncerti të shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator.

Deklaratë për shtyp

"Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur koncerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”. Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë specifikisht për“Time Capsule”.

Ndonëse stafi i koncertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule” që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.

Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Capital T dhe stafi i tij ju falenderojnë për durimin dhe energjinë e mirë që keni shprehur deri në këto momente, duke kërkuar ndjesë për çdo parregullësi qe mund të shkaktojë ndryshimi i datës në axhendat e të pranishmëve por me premtimin se në fund, gjithçka do t‘ia vlejë për të përmbushur me sukses misionin nga nisi e gjitha: “Time Capsule”, një mega koncert, i pari i llojit të tij në Shqipëri me një standard krejtësisht ndërkombëtar është një eksperiencë që nuk duhet humbur për asgjë.

Capital T, ju pret në sheshin Nënë Tereza, në “Time Capsule” në datën 20 shtator, ora 19:19, ku moti i mirë dhe energjia elektrizuese do ta kthejnë të gjithën në një mbrëmje të paharrueshme!"

Këshilla për Marketingun