Monedha me fat që do zgjidhni zbulon ç'do t'ju ndodhë në të ardhmen

Xing

E Mërkurë 18 Shtator 2019, 15:03 / Kategoria Lojra /  Read in English

E ardhmja është një fushë plot pasiguri që na intrigon, është diçka mbi të cilën ne nuk kemi kontroll, mbi të cilën nuk mund të ndërhyjmë. Çfarë do të na ndodhë më vonë? Çfarë do të ndodhë me ne? Si do të jemi? Ka njerëz që besojnë se e ardhmja e dikujt është e shkruar. Dhe ndonjëherë është e lehtë të imagjinohet e ardhmja duke parë të tashmen, por gjithmonë mund të marrë një kthesë të papritur. Atëherë zgjidh një monedhë me fat dhe zbuloje.

Monedha 1: Ti je i destinuar të kesh një lloj zbulimi që mund t'ju ndryshojë jetën. Papritur diçka që nuk e shihje bëhet evidente dhe nuk kthehet më mbrapsht. Mund të ndryshosh profesion, të ndryshosh vendbanim, të ndryshosh partnerin, t'i dedikohesh projekteve të tua ose çdo gjëje tjetër që nuk e kishe në plan dhe papritur lind një dëshirë për të arritur atë çfarë do.

Monedha 2: E ardhmja ka për ty një sfidë që nuk do të jetë e lehtë, por përfundimi është premtues. Duhet të përballesh me frikerat e tua në mënyrë që të arrish atë që dëshiron aq shumë. Do kesh guximin ta bësh dhe do e shijosh rrugëtimin deri në arritjen e qëllimit tënd.

Monedha 3: Në të ardhmen diçka që dukej e qartë do bëhet konfuze. Kjo do ndodh ndoshta nga njerëzit ose situatat në jetën tënde, mbase edhe aspektet e vetes tënde. Do duhet t'i largosh strukturat, do humbësh kontrollin dhe ngadalë të qartësohesh se çfarë mund të mësoni nga ato takime që mendonit se ishin të pamundura. Kur gjithçka të ketë ndodhur dhe gjërat të kthehen në vendin e vetë, ti do të kesh fituar zgjuarësi.

Monedha 4: Kjo monedhë shënon në të ardhmen tënde një moment balance që nuk e mendoje se do ta arrije. Ti zgjedh dhe ti ia arrin. Do fillosh të përshtatesh dhe do fillosh të merrni qetësi. Era do fryjë në drejtimin tënd dhe do të lejojë të fokusohesh më shumë në veten tënde./Xing.al

Këshilla për Marketingun