Nuk e pranojnë lidhjen, Bora dhe Donaldi kapen mat në momente private

Xing

E Mërkurë 18 Shtator 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej disa muajsh po jetojnë një histori të bukur dashurie që nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së medias. Edhe pse shpeshherë është komentuar lidhja e tyre, çifti ka preferuar mos ta konfirmojnë duke ruajtur kështu edhe privatësinë.

Së fundmi paparaci i "Panorama plus", i ka fotografuar Borën dhe Donaldin në një lokal në Tiranë, në përditshmërinë e tyre dhe larg ekranit.

Të dy shfaqen duke mbajtur kapele, ndoshta për më shumë privatësi, edhe pse kjo nuk i ka ndalur të fotografohen në momentet e tyre private teksa shijojnë kohën pranë njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë në një intervistë për revistën "Living", Donaldi tregoi se Bora e ka bërë për vete me komunikimin e saj.

Këshilla për Marketingun