‘Është ëndrra e nënës time’, Cristiano flet për planet e martesës me Georginën

Xing

E Martë 17 Shtator 2019, 21:09 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara në media. Ato janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë krijuar një familje të bukur.

Gjatë një interviste me moderatorin Piers Morgan, futbollisti i njohur ka folur në lidhje me partneren e tij. Ai ka treguar se është shumë i dashuruar me të dhe që në planet e tyre është martesa. “Ajo më ka ndihmuar shumë. Natyrisht unë jam i dashuruar me të. Ne do martohemi një ditë, është ëndrra e nënës time”, është shprehur Cristiano duke treguar se është ëndrra e të ëmës që ai të martohet me Georginën.

Georgina është partnerja ideale për të, shumë e përkushtuar ndaj tij dhe fëmijëve të tyre, Cristiano Jr, 9 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, dy vjeç dhe Alana 22 muajshe. Ajo është dashuruar me Cristianon që në takimin e tyre të parë dhe është shprehur se nuk do e ndërronte dashurinë e tij me asgjë në botë.

Këshilla për Marketingun