Sa mirë e paska fshehur: Aktorja e njohur na qenka martuar

Xing

E Martë 17 Shtator 2019, 17:05 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence së fundmi po komentohet shumë në media. Arsyeja është pasi mendohet se ajo dhe i fejuari i saj kanë realizuar një martesë të fshehtë.

Aludimet për martesën e mundshme kanë lindur nga fakti se ajo është parë së bashku me Cooke Maroney në dyert e një gjykate në New York. Burime nga ‘Page Six’ kanë konfirmuar se dyshja janë parë të kapur përdore teksa dilnin nga dera e një zyrë celebrimi në një gjykatë, ku thuhet se me siguri kanë nënshkruar ndonjë kontratë paramartesore.

Jennifer dhe Cooke janë shfaqur të shoqëruar nga truprojat e tyre, një fotograf dhe një mik i tyre i përbashkët. Pas firmosjes së kontrates, burimet nga ‘Page Six’ kanë treguar se dyshja do të organizojë një dasmë madhështore muajin tjetër.

Këshilla për Marketingun