Publikohen shifrat: Ja sa paguhen shqiptarët

Xing

E Hënë 16 Shtator 2019, 17:05 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Nga mbi 1,1 milionë të punësuar që u raportuan si të punësuar nga INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2019, vetëm 4.4% prej tyre paguajnë sigurime me paga më të larta se 120 mijë lekë. Një pjesë e madhe e tyre mësohet se janë në administratën publike, entet dhe ndërmarrjet shtetërore, dhe institucionet e pavarura buxhetore që ofrojnë relativisht paga të larta.

Kjo kategori të punësuarish pësoi një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke zënë 4.4% në totalin e atyre që paguajnë sigurime në raport me 4% që ishin në tremujorin e parë. Por për pjesën dërrmuese të të punësuarve që paguajnë sigurime raportohet një gjendje e mjerë në sektorin e pagave.

Sektori që paguan më shumë në Shqipëri është ai i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë. Ky sektor ka parë dhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë absolute, teksa zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuar.

Aktivitetet e tjera paguajnë mesatarisht më pak se 60 mijë lekë në muaj, ku më e keqpaguara është bujqësia.

Burimi: Monitor.al

Këshilla për Marketingun