Në pushime përrallore në Turqi, Enca jep më në fund lajmin e bukur

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja e njohur Enca pas përfundimit të xhirimeve të filmit “I love Tropoja” ku ajo do jetë pjesë u nis për disa ditë pushimi me familjen e saj në Turqi. Enca ka qenë shumë aktive dhe vazhdimisht ka publikuar foto dhe video na pushimet përrallore.

Fotot e saj me rrobabanjo kanë marrë vëmendjen e të gjithëve dhe janë komentuar shumë jo vetëm nga fansat e këngëtares por edhe nga media. Ndërkohë, siç duket pas filmit Enca do të sjell një surprizë tjetër për fansat.

Ajo ka publikuar pak më parë një foto ku shihet në pishina ndërsa ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjell dy super hite të reja.

“Bisha po mbushet me energji për një super vit 1 or 2?”, ka shkruar ajo pranë fotos duke gëzuar kështu gjithë ndjekësit.  

Këshilla për Marketingun