Kështu se kemi parë ndonjëherë: Olti Curri ‘ndryshon profesion’

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Opinionisti dhe blogeri Olti Curri është një ndër personazhet më të njohur, shprehjet dhe mendimet e të cilit arrijnë të tërheqin gjithmonë vëmendje. Ai njihet po ashtu për sensin e tij të humorit dhe për ngacmimet që shpesh iu bën personazheve publike.

Ditën e sotme Olti ka postuar në Instastoryn e tij disa foto vërtetë interesante dhe kështu se kishim parë ndonjëherë. Ai është veshur si faturino dhe shkruan “Hajde linja, Kombinat, Kinostudio se keni Olsin Faturino.”

Më pas në një foto tjetër ai ka shkruar: “Hajde shpejt biletat, ju me bileta fallco majtas, ju me bileta origjinale djathtas.”

Në një foto tjetër pasuese, ai ka treguar se e ka pasur gjithmone fiksim të jetë faturino dhe “Treshat” ja kanë realizuar dëshirën. Fotot e postuara në Instastoryn e tij, janë thjesht në kuadrin e një shakaje pasi Olti është i ftuari i rradhës në emisionin “Treshat”.

Këshilla për Marketingun