Dy ditë para dasmës, Jonida Vokshi zgjedh fustanin e nusërisë

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Në 14 shtator, aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe producenti e aktori i talentuar Besnik Krapi do kurorëzohen në martesë me një dasmë madhështore.

Vetëm dy ditë para dasmës, sot Jonida ka zgjedhur fustanin e nusërisë në sallonin e "Ami Event".

Këtë e ka zbuluar Amarda Toska e cila ka postuar një video ku shkruan se Jonida sapo ka zgjedhur fustanin dhe mezi po pret ta shohë në altar. Në një shumëllojshmëri fustanesh të mrekullueshëm që ka në "Ami Event", nuk ka dyshim që Jonida ka bërë zgjedhjen e duhur.

Na mbetet të presim vetëm dy ditë për ta parë aktoren në altar.

Kujtojmë që pak ditë më parë "Xing.al" zbuloi edhe ftesat e veçanta dasmës së çiftit, në formë guacke dhe me perla.

Këshilla për Marketingun