Klea Huta tregon si arriti Elgiti t’i fitonte dashurinë

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta janë kthyer në një ndër çiftet më të dashura për publikun që nga momenti kur bënë publike lidhjen e tyre.

Së fundmi Klea ka shpërndarë një video në Instastory, me anë të së cilës ka treguar se si ka nisur gjithçka mes tyre. Në videon në fjalë Elgiti është duke kënduar dhe moderatorja ka shkruar: ““Kur më pyesin: Po si ta mori zemrën?”

Me anë të këtij postimi, Klea ka treguar se pikënisja e lidhjes së tyre ka qenë muzika dhe se Elgiti ka arritur t’ia fitojë zemrën ndërmjet saj, me zërin e tij.

Këshilla për Marketingun