Kivanç Tatlitug e paska fiksim, ja sesi 'Zejnep' e fitoi rolin falë tij

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Kivanç Tatlitug është rikthyer në ekranin shqiptar me serialin më të ri "Ironia e fatit", ku luan rolin e Kadir. Në këtë serial luan edhe aktorja Elçin Sangu e cila dikur njihej nga "Dashuri me qira". Elçin luan rolin e Zejnep dhe në episodet në vazhdim do e shohim në një histori dashurie me Kadirin.

Mirëpo mesa duket aktorja me flokët e kuqe qenka fiksimi i Kivançit. Në një intervistë kohë më parë Kivanç, mes shumë aktoreve turke, përzgjodhi Elçinin duke u shprehur se do dëshironte të luante një serial me të.

Regjisorët ia plotësuan dëshirën dhe zgjodhën Elçin Sangu për rolin e Zejnepit. Kështu aktorja arriti ta fitojë rolin falë Kivançit./Xing.al

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje