Super moderne: Klaudia Pepa tregon pamjet e shtëpisë në Itali

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa prej vitesh tashmë është zhvendosur në Itali ku po vazhdon karrierën e saj atje dhe nga ajo po shohim vetëm suksese e arritje. Së fundmi Klaudia i ktheu të gjithë sytë nga vetja me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Veneca ku u shfaq e veshur shumë elegante dhe e zbukuruar me bizhuteri diamanti.

Balerina është shumë e ndjekur edhe në rrjete sociale ku poston shpesh foto e video nga përditshmëria. Së fundmi Klaudia me anë të postimeve në Instastory ka zbuluar një pjesë të shtëpisë së saj në Itali.

Shtëpia e balerinës është shumë moderne dhe kudo mbizotëron e bardha. Duket se Klaudias i pëlqejnë shumë pikturat pasi në çdo cep ka një të tillë.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje