Emocionuse/ Barbana Dini sjell këngën e lënë përgjys nga Ergi

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Barbana Dini ishte e ftuar pasditen e djeshme tek "Rudina" për të folur për këngën e saj më të re "Libri i dashnis", një këngë që e rikthen atë pas 5 vitesh mungesë.

Gjatë intervistës, Barbana u shpreh se i ka mbetur peng që nuk ka një duet me Ergin, por shumë shpejt ajo do të sjellë këngën që ai la përgjysmë.

"Në ditën e lindjes së tij, në 15 tetor do vijë kënga që Ergi kishte shumë dëshirë ta këndonim bashkë. Nuk arritëm dot ta realizonim të plotë dhe mbeti në 'demo'. Po i përkushtohem për ta sjellë ashtu siç Ergi do donte, kam një emocion dhe përgjegjësi të madhe. Kënga është me tekst, muzikë nga Ergi dhe titullohet 'Ku je', tregoi Barbana.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje