Rikthehet pas 1 viti armikja e Taynës, thumbon reperen me këngën e re

Xing

E Shtunë 7 Shtator 2019, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin mes Taynës dhe Arta Memedit vitin e kaluar. Tayna në një postim në Instagram shkruante që tani e tutje ta thërrisnin "Njerka" pasi "Mami" po përdorej shumë. Arta reagoi duke i thënë Taynës 'ti gjithmonë do të jesh e dyta'.

Sherri mes dy repereve u komentua shumë në media, por më pas për një kohë të gjatë Arta ra në qetësi. Sot ajo është rikthyer pas gati 1 viti duke publikuar këngën e saj më të re me titull "Shote Galica".

Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë se kënga e re e Artës është diss për Taynën.

"S'kam ik prej luftës, kadal veç sa ja nisa", dëgjohet të thotë Arta. Në fund këngëtarja thumbon sërish Taynën duke thënë: "Siri who ..... up ata me kryt ma t’madh se beli". Ndiqni më poshtë videoklipin.

Këshilla për Marketingun