18 Gusht 2019, 18:00

Departures, replacements and new entrants: What happens in September with Albanian television

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh në shtator me televizionet shqiptare

XING

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

Lëvizjet nga njëri televizion tek tjetri janë ato që po tërheqin më shumë vëmendjen kohët e fundit në portale. Moderatorë, prezantuesë e gazetarë kanë nisur të nënshkruajnë kontratat për sezonin e ardhshëm televiziv. Emisione të reja priten të fillojnë e të tjerë janë mbyllur. Meqënëse jemi shumë pranë fillimit të sezonit të ri televiziv, “Xing.al” ju sjell lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në ekran teksa të tjera pritet të ndodhin ditët në vazhdim.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

1.Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin do i shohin në Ora News në sezonin e ri televiziv. Lajmi se dy moderatorët do të zëvendësonin Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në emisionin e mëngjesit u bë fillimisht e ditur nga portalet.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

Më pas Arjola dhe Kelvi i konfirmuan lajmet duke postuar foto gjatë takimit me pronarin e Ora News, Ylli Ndroqin. Ndërsa Dajana në një postim në Instagram tregoi se atë nuk e zëvendësuan por u largua nga vetë nga emisioni pasi ka plane jashtë vendit.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

2.Ilda Bejleri ishte në qendër të vëmendjes së fundmi me largimin nga Digitalb. U tha se shkak i largimit ishte sherri me Dritan Shakohoxhën. Pak më vonë Ilda i konfirmoi lajmet duke pranuar se është larguar nga Digitalb dhe së shpejti do e shohim në Top Channel. Moderatorja preferoi ta lërë surprizë projektin e ri.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

3.Së fundmi është përfolur se Sokol Balla do ndryshojë sërish televizion këtë vit. “cna.al” zbuloi se Balla do të jetë drejtor i përgjithshëm i News 24 dhe do të moderojë një emision politik. Thuhet se ky emision do të jetë “Të paekspozuarit” duke zëvendësuar kështu Ylli Rakipin.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

4.Ilva Taren këtë sezon televiziv do e shohim në Euronews. Moderatorja me anë të një postimi në Instagram u shpreh se projektin e ri do ta lërë surprizë, bën të ditur Xing.al

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

5.Arbër Çepanin nuk do e shohim më në emisionin e mëngjesit në RTSH. Pak ditë më parë moderatori deklaroi largimin nga emisioni dhe tha se do e shohim me projekte të reja televizive megjithatë nuk zbuloi as se kur dhe as ku do ta shohim.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

6.Jonida Vokshi deklaroi gjithashtu largimin nga Digitalb së fundmi. Moderatorja e emisionit “Thurje” tha se pas 10 vitesh pjesë e kësaj platforme nuk ka qenë e lehtë për të që të tërhiqej por ka vendosur të vazhdojë me projekte të tjera.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

7.Një tjetër moderatore që vendosi të largohej nga ekrani është Brunilda Lahe e “My Living”. Brunilda dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël dhe tani e tutje do fokusohet tek vogëlushja që do vijë së shpejti në jetë. Brunilda deklaroi largimin nga ekrani pak ditë më parë gjatë puntatës së fundit të “My Living”.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

8.Pas 20 vitesh edhe gazetarja ikonike e “Zërit të Amerikës”, Laura Kondi njoftoi largimin nga ekrani. Lajmin e bëri të ditur vetë gazetarja në edicionin e fundit informativ që ajo dha. “Sot do të bëj një lajmërim personal. Kam vendosur të largohem nga Zëri i Amerikës”, tha Laura.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

9.Nuk dihet nëse do e shohim me ndonjë projekt të ri, por edhe Inger Skura pak ditë më parë njoftoi largimin nga emisioni “Next”. E përlotur Inger tha se është shumë e mërzitur që po e lë emisionin dhe falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

10.Ndryshime ndodhën edhe gjatë sezonit veror kur drejtimin e emisionit “Edicioni veror” e morën gazetarët Genta Hodo dhe Krist Bibolli. Genta edhe vitin e kaluar ka qenë pjesë e “Edicionit veror” dhe e kemi parë gjithashtu edhe në “Jo vetëm modë”. Ndërsa Kristi së fundmi ishte pjesë e emisionit “Ditë për ditë”.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

11.Dhe meqë jemi tek emisioni “Ditë për ditë”, prezantueset Alba Çobaj, Liesa Haxhiasllani, Albi Isakaj, Joel Çela nuk dihet ku do t’i shohim sezonin e ardhshëm pasi pak ditë më parë u njoftua se emisioni do të mbyllet e nuk do të transmetohet më në TV Klan.

Largimet, zëvendësimet dhe hyrjet e reja: Çfarë ndodh

12.Po ashtu edhe Alfio dhe Indriti nuk do të shfaqen më me emisionin e tyre “Sfida e gatimit”. Ky emision do të mbyllet dhe nuk dihet me çfarë projekti do rikthehen në ekran dy shefat e kuzhinës./Xing.al