Pasi i dha ‘Lamtumirën’ muzikës, Dj Vicky bën veprimin drastik

Xing

E Mërkurë 14 Gusht 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Disa ditë më parë, Dj Vicky, që për vite me rradhë ka qenë pjesë e “Threedots” dhe është shfaqur në krah të artistëve të njohur si Flori Mumajesi, Bruno apo Klajdi Haruni, bëri te ditur lajmin se po hiqte dorë nga muzika.

Për shkak të tranformimit që ndodh nga dita në ditë në industrinë e muzikës, Dj Vicky kishte filluar të ndihej i lodhur shpirtërisht.  Për këtë arsye ai mori vendimin drastik për t’u shkëputur nga muzika.  Ai madje u shpreh se ishte i rrethuar  nga njerëz të paaftë që marrnin përsipër gjithçka dhe s’bënin asgjë.

Pas këtij vendimi, Dj Vicky ka bërë lëvizjen e rradhës. Ai ka vendosur të fshijë të shkuarën, ose le të themi është përpjekur. Postimet e tij në profilin e instagramit janë zeruar dhe kjo për arsyen se Dj i njohur ka vendosur të lërë pas të kaluarën dhe të hapë një kapitull të ri.

Këshilla për Marketingun