Mimoza harron Seldin, ja me kë shoqërohet tani

Xing

E Mërkurë 14 Gusht 2019, 19:07 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Artistët Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu i dhanë fund para disa kohësh lidhjes së tyre. Që nga ai moment ndonëse Mimoza ka vazhduar të publikojë projekte muzikore, në rrjetet sociale nuk është treguar shumë aktive.

Artistja herë-herë ndan me ndjekësit e saj projektet e reja muzikore ose imazhe nga përditshmëria, sic janë këto të fundit. Pushimet kanë mbërritur dhe për Mimozën dhe profili i saj i instagramit momentalisht është mbushur me postime të reja nga plazhi.

Mesa duket këngëtarja e njohur ka hequr dorë nga e shkuara duke mos e lejuar të ndikojë te ajo. Me të shkuarën i referohemi Seldit. Ajo  shfaqet në shoqërinë e mikeshave të saj dhe duket se të treja janë fanse të serialit “La casa de papel”. Kjo sepse në përshkrimin e fotos Mimoza ka shkruar emrin e tre personazheve nga ky serial.

Këshilla për Marketingun