Blendi Salaj prezanton të bijën e porsalindur me foton e adhurueshme

Xing

E Mërkurë 14 Gusht 2019, 00:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Familjes së Blendi Salajt, të shoqes Anora dhe djalit të tyre, së fundmi i është bashkëngjitur dhe një pjestare e re. Blendi dhe Anora janë bërë prindër për herë të dytë, këtë herë me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Era.

Gazetari dhe moderatori i njohur ka postuar mbrëmjen e sotme në profilin e tij të instagramit, një foto të së bijës. Bebushja Era shfaqet në krahët e së ëmës buzë detit duke shijuar flladin e Adriatikut. Kjo është fotoja e parë e vogëlushes së tij.

“Gruaja ime e bukur dhe vajza e vogël e sapolindur, Era, duke kapur flladin e Adriatikut. Era është fëmija ynë i dytë.”- ka shkruar Blendi ne pershkrimin e fotos.

Këshilla për Marketingun