Filmi i Angela Martinit: Nga jeta luksoze tek problemet me bashkëshortin

Xing

E Martë 13 Gusht 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Angela Martini mbahet si një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe çdo lëvizje e saj ndiqet me kërshëri nga fansat e shumtë.

Ndonëse nëse më parë postonte vazhdimisht në profilin e saj të instagramit e tani duhet të kalojnë disa ditë që ajo të postojë një foto të re, sërish Angela di si të tërheqë vëmendjen.

Së fundmi, Angela ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një foto të sajën me mbishkrimin ““Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime! Ishte krejt si një film! Por, prisni të shihni se si do të jetë pjesa e dytë!”

Nga kjo duket se pavarsisht mungesës së të qenurit aktive, pavarsisht faktit se miliarderi rumun Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles ka probleme me drejtësinë, pavarsisht të gjithave ajo i ka shijuar gjashtë muajt e pare të 2019-tës dhe paralajmeron se do i shijojë akoma më shumë në vazhdim.

Përsa i përket të shoqit  në një intervistë të dhënë për ‘ Revistën Who’ Angela ka deklaruar se ai është i pafajshëm.

“Ne duhemi më shumë se kurrë! Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija! Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse, përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë!”-është shprehur Angela.

Këshilla për Marketingun