Feron e gjuajne nga publiku në mes të skenës, për pak anulohet koncerti

Xing

E Martë 13 Gusht 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Para ca ditesh reperi i njohur Fero mbajti një koncert në Drenas. Ai publikoi video dhe foto nga koncerti duke u mburrur për numrin e madh të njerëzve të pranishëm. Në video duket sikur vërtetë reperi ka ditur ta ndezë atmosferën teksa i kërkon audiencës të këndojë së bashku me të.

Mirëpo, mesa duket Fero nuk ka treguar një pjesë mjaft interesante nga mbrëmja e koncertit. Atij për pak i është dashur ta anullojë koncertit pasi një pjesë e publikut nuk është treguar shumë dashamirëse me të. Njerëz nga turma e madhe e mbledhur aty kanë filluar t’i hedhin shkrepëse .  

Menaxheri i reperit është ngjitur në skenë dhe ka bërë të qartë që nëse situata vazhdon, koncerti do të ndërpritej. Shumica ka anuar nga vazhdimi i koncertit e për këte arsye Fero ka vazhduar më tej.

Shtepi ne shitje