TEST- Zbulo nëse hyn në 7% të shqiptarëve që e kanë këtë tipar

Xing

E Premte 9 Gusht 2019, 19:07 / Kategoria XingFeed /  Read in English

Që në adoleshencë kam qënë tmerrësisht e tërhequr nga arti dhe modifikimi i trupit, siç njihet nëpër botë, ose thënë thjesht nga tatuazhet dhe piercing. Fal Zotit ime më ishte aq e rreptë sa që nuk më lejonte të hiqja vetullat në atë moshë, e  jo më të shpohesha për tatuazhe apo piercing, përndryshe me aq e çmendur sa kam qënë tani do kisha në trup një tatuazh me emrin John si homazh ndaj John Cenas dhe hajde të më besonte i dashuri për kë e kisha.

Për më tepër isha komplet e fiksuar me cdo djalë që kishte piercing dhe e doja doemos të dashurin ashtu por ja që në Shqipëri vetëm 7% e njerëzve kanë shpime në zona të tjera përveç veshit që është më tradicionali (Hej, të paktën kjo dmth që piercing janë tepër cool për shumicën). Kështu që ndonëse nuk arrita të lidhem më një djalë me tatuazhe dhe piercing, më në fund realizova ëndrrën për t‘i patur vet në trupin tim.

Por ndryshe nga një mikesha ime e cila përfundoi me infeksion nga një shpim normal veshësh, unë pata fatin të bija në dorë të vajzës më të paparë në Shqipëri, Marvina e studios Marvi piercing tattoo, së cilës i detyrohem pamjen time aq hot sa tërheq vëmendjen kudo me bizhuteritë e mia të trupit. Përveç anës estetike, kuptova dhe që në Shqipëri shumica e studiove të piercing janë pothuajse të patrajnuar, nuk përdorin mënyrat e duhura të sterilizimit dhe shpimit dhe shpesh vënë në rrezik shëndetin e klientëve.

Marvi me një trajnim të gjatë në këtë fushë, është ndër të vetmet që nuk përdor pistoletën për të kryer shpimet. Ndonëse për personin që performon shpimin me pistoletë. kjo është mënyra më e lehtë, për klientin është shumë më e dhimbshme seç duhet, aspak higjenike sepse pistoleta nuk sterilizohet dot dhe shpesh krijon komplikime si enjtje dhe infektime. Shpimi me gjilpërë me agë që kryhet tek Marvi, është më i shpejtë, jo i dhimbshëm dhe mbi të gjitha nuk paraqet asnjë rrezik sepse aget janë një përdorimshe dhe pincetat e pircinget sterilizohen.

I vetmi problem që pata tek Marvi piercing tattoo ishte se nuk arrija dot të zgjidhja mes gjithë modeleve të bizhuterive të stileve nga më të ndryshmet dhe nuk vendosja dot ku ta bëja piercing e parë. Nëse dhe ju keni kohë që e mendoni, bëni këtë test dhe zbuloni në ç’vend dhe cili është piercing i duhur për ju sipas personalitetit.

Bëni quizin e mëposhtëm dhe zbuloni çfarë piercing duhet të bëni

 

Marvi Piercing Tattoo mund t’i gjeni në profilin e Instagramit: Marvipiercingtattoo

Adresa: Shallvaret ngjitur me Union Bank

Telefon: 0699729987

Këshilla për Marketingun