Showbizz Shqiptar, 30 Gusht 2016, 19:32

Olta Boka: Kam zgjedhur të jem këngëtare skene dhe jo klipesh

XING
Olta Boka: Kam zgjedhur të jem këngëtare skene dhe jo klipesh

E ftuar në puntatën e rradhës të emisionit “Thumb” nga Aulona dhe Fatma ka qenë Olta Boka, e cila i është përgjigjur disa pyetjeve rreth klipt të ri, “Rri edhe pak”, dhe jetës personale.

Së pari, ajo ka treguar se në këtë klip është munduar të vijë në të dyja “format” e Oltës, edhe në atë sensuale dhe në rebele e agresive. “Në këtë klip kam zgjedhur të vij në të dyja format e mia, edhe në atë sensuale, edhe në atë pak më të egër”.

Më pas ajo ka rrëfyer për  “Thumb” se  ka zgjedhur të jetë një këngëtare skene dhe jo klipesh sepse kjo ishte mënyra e saj për të zhvilluar karrierën e saj. Ndërsa tani, duke qenë se është në një stad të ri të karrierës, do të vijë më shpesh me klipe të reja dhe siç thotë edhe vetë, “..do të mundohem të vë një lloj balance”.

Sigurisht, Olta nuk mund të shpëtonte edhe pa u “thumbuar” në lidhje me jetën private. Pyetjes se kur do të shfaqet publikisht me të dashurin, ajo përgjigjet: “Absolutisht që do të vendoset me konsensus kur të shihet koha e duhur për ta bërë publike”.

Për ta mbyllur, asaj i është kërkuar të premtojë se klipin e ardhshëm nuk do ta shohim në 2020.

“Okej, pra në 2021-shin”, – është përgjigjur me humor këngëtarja.

Të paktën shpresojmë që Olta të mos i mbajë premtimet..