Në muajt e fundit të shtatzënisë, Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur

Xing

E Shtunë 20 Korrik 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Pak ditë më parë trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha ndau me publikun lajmin e ëmbël se është shtatzënë për herë të dytë. Sara postoi një foto nga pushimet në Maldive ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur e duke treguar se është disa muajshe shtatzënë.

Tanimë Sara po poston shpesh foto e video gjatë shtatzënisë dhe kështu ka ndodhur edhe sot. Ajo ka publikuar një foto në Instastory teksa relaksohet dhe tregon barkun e rrumbullakosur në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

"Hi bebe", shkruan Sara duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve me këtë foto.

Këshilla për Marketingun