Rudina e vendos në siklet, Gent Fatali konfirmon lidhjen me motrën e Loredanës

Xing

E Premte 19 Korrik 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Prej disa muajsh është përfolur se reperi Gent Fatali është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën. Lidhja e tyre u zbulua nga mediat e më pas çifti nisën të postonin foto në rrjete sociale. Megjithatë kur pyetet në intervista Genti nuk e pranon lidhjen dhe e quan veten beqar.

Reperi ishte i ftuar sot tek "Rudina", ku gjatë emisionit, moderatorja e pyeti: "Është i dashuruar Gent Fatali?"

"Ndoshta është i dashuruar", u përgjigj Genti.

"Në media thuhet se je në një lidhje me motrën e Loredana Zefit, Rozafën. Është e vërtet që jeni në një lidhje bashkë?", e pyeti Rudina.

"Nuk është e vërtet", tha Genti pasi u mendua pak për përgjigjen.

Genti i vendosur në siklet

"Seriozisht e ke? Po ti the jam i dashuruar, atëherë me Rozafën je, mos i bie gjatë", i tha Rudina ndërsa Genti u vendos në siklet, por nuk e mohoi.

I pyetur si duhet të jetë vajza ideale, reperi u përgjigj: "Duhet të jetë si Rozafa. E bukur, e qetë, e kuptueshme, më jep suport"./Xing.al

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje