18 Korrik 2019, 17:43

The famous actress loses the baby during pregnancy

Aktorja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë

XING

Aktorja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë

Aktorja e njohur amerikane, Shay Mitchell është shtatzënë për herë të dytë dhe po pret me padurim të bëhet nënë. Mirëpo përpara kësaj shtatzënie, aktores i ndodhi një abort spontan dhe e humbi bebin në shtatzëninë e parë.

Aktorja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë

Në një video të publikuar në Youtube, Shay ka treguar se kishte vendosur ta mbante të fshehtë për shumë kohë lajmin e shtatzënisë së dytë për shkak të eksperiencës së saj të hidhur me abortin.

Aktorja e njohur humb fëmijën gjatë shtatzënisë

“Zgjodha ta mbaja të fshehtë për shkak të herës së parë. Nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Herën e parë kur isha shtatzënë vitin e kaluar, Matte dhe unë nuk e kishim planifikuar, ndodhi dhe ne ishim vërtet të ngazëllyer për këtë. Isha 14 javëshe shtatzënë, në atë pikë, nuk e kisha idenë e probabilitetit për një abort spontan. Kur ndodhi, isha krejtësisht e verbuar. Ende i kam ato foto në telefonin tim, ende i kam të gjitha ekot nga vizitat e mjekut dhe është e çuditshme, sepse nuk i kam parë, natyrisht, por nuk e kam harruar atë që ndodhi. Sigurisht, jam super e lumtur, por ende ndjej për atë që kam humbur… Është vërtet e vështirë, sepse ndiheni të thyera si grua dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë", ka rrëfyer aktorja.