Harrohet skandali: Loredana sjell këngën e re në bashkëpunim me reperin gjerman

Xing

E Martë 21 Maj 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas lajmit të bujshëm se një çift zviceran e akuzon për vje.dhje. Loredana mbajti edhe një konferencë pak ditë më parë ku u shpreh se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e gruas zvicerane dhe ajo nuk dinte gjë për këtë histori deri në vitin 2018.

Duket se reperja e ka hedhur pas krahëve këtë histori dhe po përqëndrohet tek karriera pasi sot ajo dhe Mozzik kanë paralajmëruar këngën e re.

Loredana ka postuar një foto ku shfaqet me reperin gjerman Dardan dhe Mozzikun. Ndërsa ky i fundit ka zbuluar se së shpejti do sjellin këngën e re.

"Së shpejti, a jeni gati?", ka shkruar Mozzik në foton ku shfaqet me reperin gjerman.

Këshilla për Marketingun
Shtepi ne shitje