Rrëfehet Luana: Si e mësuan babai dhe vëllai për orientimin tim

Xing

E Shtunë 18 Maj 2019, 17:05 / Kategoria Sociale /  Read in English

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër homofobisë, transgjinorja e quajtur Luana, e cila kishte dalë në paradën e kryeqytetit, rrëfeu për "Shqiptarja.com" momentin e sikletshëm kur babai dhe i vëllai mësuan për orientimin që ajo kishte.

Luana rrëfeu se pjesa më e vështirë ishte ajo e pranimit të vetes, megjithatë tashmë ndihet e lumtur me veten e saj dhe rrëfen se familja dhe rrethi familjar e kanë pranuar siç është.

"Kur babi dhe vëllai im morën vesh për orientimin, isha në moshën 14-vjeçare. Nuk ja thashë, por kuptohej sepse janë gjestet, plus më kanë kapur dhe kur isha i vogël që pëlqeja gjërat e mamit, gjërat e femrave. Më duket se mami ia ka treguar babit tim. Normalisht, si çdo prind tradicional, më shumë e kishte të vështirë që nuk do të bëhesha baba, ngaqë isha dhe djali më i dëshiruar në familje. Ata ishin dakort që unë isha gay. Kur kam treguar që jam gay, nuk është se e kanë pritur keq, me idenë që 'hë se do ndryshojë, se shikon nga këto trendet e reja.' Por kur e kuptuan pastaj që unë isha pak më shumë dhe isha femër, aty ishte shumë e vështirë sepse normalisht i dukej shumë e çuditshme. Por tashmë janë mësuar."- rrëfen Luana.

Këshilla për Marketingun