'Ju rënte kanceri në grykë' kandidon sërish dhe çudit me sloganin e ri

Xing

E Enjte 16 Maj 2019, 00:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

E mbani mend Hazbi Kasaj i cili në vitin 2011 kur garonte për bashkinë e Këlcyrës, i habiti të gjithë duke i mallkuar se e kush nuk e votonte "I rëntë kanceri në grykë". Kandidati për Bashkinë e Këlcyrës kandidon këtë vit sërish dhe ka premtuar dy pika të veçanta për programin e tij elektoral: Hapja e shtëpive publike dhe legalizimi i hashashit.

"Para pak ditësh unë thashë sloganin tim: “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf ". Nëse do bëhem kryebashkiak të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu. Do të ikin vetëm një muaj në vit për turist nëpër botë. Greqi, Francë e Angli. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë. Pak Punë dhe shumë qejf. Qejfi është i shumë llojshëm. Dikush do shtëpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Bashkia Këlcyrë me kryetar mua do t'i ketë të programuara këto. Do hapim shtëpi publike, do legalizohet hashashi me referendum. Unë jam me 1000% i sigurtë që kryeministri do të na lejojë ta hapim shtëpi publike dhe të legalizojmë hashashin, të furnizojmë botën me hashash" ka deklaruar kandidati për kryetar bashkie në Këlcyrë në një intervistë për Report TV.

Këshilla për Marketingun