Nora dhe Roberti festojnë ditëlindjen e vajzës, Tuna dhe Patrisi i bëjnë të papriturën

Xing

E Mërkurë 15 Maj 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme vajza e Norës dhe Robertit, Renee festoi 4-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë Nora dhe Roberti organizuan një festë princeshash për Renee-n me shumë ëmbëlsira dhe lodra.

Mirëpo në festë është vënë re mungesa e Tunës dhe Patrisit të cilët zgjodhin të mos shkonin dhe madje as mos ta uronin Renee-n, të paktën jo publikisht.

Pak ditë më parë edhe djali i Tunës dhe Patrisit, Tiani festoi ditëlindjen. Pavarësisht mosmarrëveshjeve me Tunën, Roberti e uroi nipin me një postim në Instastory dhe në një intervistë tregoi se nuk mundi të shkonte në festën e ditëlindjes pasi ndodhej në Ulqin.

Ndërkohë ditën e sotme ka ditëlindjen edhe Patrisi dhe Tuna e ka uruar me disa postime në Instastory me foto familjare ku e quan babain më të mirë në botë.

Këshilla për Marketingun