Pasi kandidoi për kryebashkiak, Erion Isai merr vendimin e rëndësishëm për familjen

Xing

E Mërkurë 15 Maj 2019, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Siç është bërë e ditur tashmë, aktori i njohur Erion Isai ka hedhur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Kolonjës. I ftuar sot në "Ftesë në Pesë", Erioni zbuloi se ka marrë një vendim të rëndësishëm me familjen.

Aktori deklaroi se do të shpërngulet në Ersekë me familjen dhe vetëm fundjavave do të kthehet në Tiranë.

"Nesër do shkoj në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Nesër do të shkoj unë që të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe prej ditës së hënë, bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë. Në Tiranë do takohemi për fundjava", u shpreh Erioni.

Kujtojmë që Erioni është edhe Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Këshilla për Marketingun