Gjesti madhështor: Capital T shtron iftar per 310 persona

Xing

E Mërkurë 15 Maj 2019, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Capital T ka shtruar sot iftar për 310 persona, në strehimoren që është në menaxhim të shoqatës "Jetimat e Ballkanit". Gjestin madhështor të reperit e ka bërë të ditur hoxhë Halil Kastrati. 

"Me Trim Ademi, Capital T. Trimi sot e dhuroj Iftarin per 310 persona ne kuzhinen tone si dhe ishte bashke me ne ne Iftar. Zoti e shperblefte", shkruan Halil Kastrati.

Ndërkohë Capital T ka postuar disa foto nga pjesëmarrja e tij në këtë iftar.

Capital T është një nga të personazhet që bën shumë bamirësi ku kujtojmë këtu 5 shtëpitë që dhuroi për tëvarfrit në dhjetor të këtij viti dhe dhurata të shumta për fëmijët me rastin e festave.

Këshilla për Marketingun