Alergjike ndaj ujit: Njihuni me 21-vjeçaren që nuk lahet dot

Xing

E Enjte 9 Maj 2019, 23:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Keni dëgjuar ndonjëherë për njerëz që kanë alergji ndaj ujit? Me siguri shumë pak nga ju e dinë që ekziston një formë e tillë alergjie. Ju njohim me Niah Selway, 21-vjeçaren që nuk lahet dot, madje nuk djersin dot dhe madje, madje as nuk qan dot. Niah është e diagnostikuar me 'aquagenic pruritus' dhe trupi i saj është në dhimbje sa herë lahet apo djersin.

21-vjeçarja nga Anglia tregon se përjeton dhimbje me orë të tëra pasi lahet dhe as nuk mund të qajë.

"Nuk ka rëndësi ku më prek uji, nëse një pikë uji më prek dorën, dhimbja përhapet në kraharor, në shpinë dhe ndonjëherë në të gjithë trupin. Kur lahem trupi më djeg për orë të tëra. Që të ndjej më pak dhimbje e laj trupin veç dhe flokët veç. Nga dhimbja ndonjëherë filloj qaj dhe fytyra pëson reaksion gjithashtu", është shprehur Niah.

Niah është Youtuber dhe në kanalin e saj publikon shpesh video ku i tregon fansave për dhimbjet që përjeton. 

21-vjeçarja tregon se ka frikë të dalë jashtë pasi nëse bie shi lëkura e saj do pësojë reaksion. Ajo tregon se nuk ka një kurë për alergjinë ndaj ujit. 

Niah as nuk mund të djersitet pasi lëkura menjëherë fillon t'i djegë kështu që në ditë të nxehta e kalon kohën para freskueses dhe nuk del dot jashtë shtëpisë./Xing.al

Këshilla për Marketingun