23 Prill 2019, 20:38

Today they run shows, but here are 10 Albanian moderators who used to be veils

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur kanë qenë velina

XING

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur

Tashmë, vajzat e ekranit shqiptar që i shohim në moderimin e emisioneve të ndryshme, janë kthyer në emrat më të njohur e të komentuar të showbizit. Mirëpo, e dinit se disa prej tyre eksperiencën në televizion e kanë nisur jo si moderatore, por si velina? "Xing.al" sjell sot për ju 10 moderatoret shqiptare që dikur kanë qenë velina.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Xhemi Shehu

Xhemi Shehu është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit, e cila aktualisht prezanton spektaklin e humorit “Portokalli”. Mirëpo, fillimet e saj në ekran ishin si velinë në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Ilda Bejleri

Gazetarja e njohur sportive e “Digitalb”, Ilda Bejleri, tashmë është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit. E kemi parë të drejtojë emisione sportive, megjithatë, Ilda e ka nisur karrierën e saj në televizion si velinë në emisionin “Fiks Fare”.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Marina dhe Luana Vjollca

Motrat Vjollca janë padyshim ndër femrat më të komentuara të momentit në showbizin shqiptar, të cilat i kemi parë në moderimin e emisioneve të ndryshme. Tashmë Luana moderon emisionin “Shiko kush Luan”, ndërsa Marina, që prej përfundimit të “C’est la vie”, nuk ka sjellë ende një projekt të ri për teleshikuesit.

Mirëpo, fillesat e tyre në ekran ishin në emisionin “Fiks Fare”, ku Luana dhe Marina shfaqeshin si velina.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Viola Spiro

Gazetarja e njohur e sportit, Viola Spiro, tashmë moderon emisionin “Sport Plus” në “Klan Plus”, mirëpo edhe daljet e para të Violës në ekran nisën si velinë në emisionin “Fiks Fare”, së bashku me motrën e saj, Petrulën.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Aida Bajraktari

Velina e “Fiks Fare”, Aida Bajraktari, drejtoi për disa sezone programe sportive në “Super Sport” dhe “Digitalb”. Megjithatë, prej disa kohësh ajo është larguar nga ekrani, duke zgjedhur të bëjë një jetë private larg syrit të mediave, transmeton "Xing.al".

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Gea Braha

Prezantuesja sportive e “Bar Skedina”, Gea Braha, tashmë është një ndër femrat më të njohura të showbizit, mirëpo fillesa e saj në ekran ishte si velinë në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Alesia Bami

Alesia Bami është një ndër femrat më të komentuara e të ndjekura në rrjete sociale, e cila së fundmi ka nisur eksperiencën e re si moderatore në emisionin “E diell” në “Top Channel”. Mirëpo, vetëm disa javë më parë, ajo bëri bujë me largimin nga emisioni “Stop”, ku ishte velinë prej disa kohësh.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Alba Hoxha

Balerinën shumë të njohur të trupës së baletit të Albi Nakos, Alba Hoxhën, tashmë e shohim çdo pasdite në prezantimin e motit në "TV Klan". Mirëpo para kësaj, në vitin 2016, Alba mori pjesë si velinë në emisionin investigativ “Stop”.

Sot drejtojnë emisione, por ja 10 moderatoret shqiptare që dikur
Bora Zemani

Që pas përfundimit të “Këngës Magjike”, moderatorja Bora Zemani nuk u shfaq në asnjë program tjetër dhe pak kohë më parë zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një emision të ri që pritet të titullohet “3-shat”, në bashkëpunim me Donald dhe Romeo Veshajn. Mirëpo, fillimet e Borës në ekran nuk ishin si moderatore, por si velinë në emisionin “Fiks Fare”./ Xing.al