Uau: Vetëm 2 ditë pas lindjes, djali i Kemalit bëhet milioner

Xing

E Hënë 15 Prill 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Aktori turk shumë i njohur falë roleve në serialet më të ndjekura, Burak Ozçivit u bë dy ditë më parë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Fahriye Evcen solli në jetë një djalë të cilit çifti i ka vendosur emrin Karan.

Mediat treguan se Buraku asistoi gjatë lindjes së vogëlushit dhe përjetoi shumë emocione.

Ndërsa sot bëhet e ditur se djali i aktorit është bërë milioner. Dhjetëra kompani kanë ofruar miliona për një foto të vogëlushit.

Kompani në Katar dhe Uzbekistan kanë ofruar 2 milion lira turke për foton e djalit të çiftit. Burak dhe Fahriye nuk kanë vendosur ende nëse do e publikojnë foton./Xing.al

Këshilla për Marketingun