Zjarri në Katedralen Notre Dame në Paris, përlotet kryeministri Rama

Xing

E Hënë 15 Prill 2019, 23:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Katedralja Notre Dame në Paris u përpi sot nga flakët pas një zjarri që ra në një skelë. Maja e katedrales e cila konsiderohet si simbol i Parisit është rrafshuar dhe zjarrfikësit francezë kanë paralajmëruar se zjarri nuk mund të ndalet.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka postuar foton e Katedrales së përfshirë nga flakët dhe e ka shoqëruar me një emoji të përlotur. 

Qindra njerëz u mblodhën në urat e Parisit mbi lumin Senë për të parë Katedralen teksa digjej. Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ka thënë se nuk është e sigurtë nëse Katedralja do të mund të shpëtohet.

Këshilla për Marketingun