Gjiko i propozon për herë të dytë Elitës live në emision (Pamjet)

Xing

E Hënë 15 Prill 2019, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, Elita Rudi ishte e ftuar sot në "Piter Pan", për të folur për herë të parë pas lindjes së djalit. Në fund të emisionit, Gjiko e surprizoi Elitën duke i ardhur në studio ndërkohë që ajo e dinte në Itali.

"Ditën e parë që të kam parë e dija që do ishe gruaja ime, pastaj të propozova dhe the po. Më ke falur djalin më të mirë në botë, me kë falur botën. A do bëhesh gruaja ime deri sa të plakem e të bëhem për pampersa?", i tha Gjiko Elitës dhe nxorri kutinë e unazës.

Elita u përlot dhe çifti dhuruan shumë emocione teksa fëmijët e emisionit kërcenin rreth tyre. 

Këshilla për Marketingun