'Përfundove në një lolo', Mira Kazhani i përgjigjet Berishës pas akuzave

Xing

E Hënë 15 Prill 2019, 19:07 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Gazetarja Mira Kazhani u përfshi në një aksident automobilistik një javë më parë, ku një djalë 17-vjeçar këmbësor i preu rrugën automjetit të cilin ajo drejtonte. Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dy foto të 17-vjeçarit dhe akuzonte se pati tentativë për të mos njoftuar prej një jave familjarët për fatin e djalit të tyre.

Pas këtij postimi, Mira Kazhani i është përgjigjur publikisht Berishës në një shkrim për "Tiranapost.al", duke treguar pse ishte e vështirë që djalit t'i gjendej identiteti dhe prindërit.

"Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik! Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin. Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin", ka shkruar ndër të tjera Mira Kazhani.

"Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie. Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo. Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe", e ka mbyllur shkrimin gazetarja.

Më poshtë postimi i Sali Berishës.

Këshilla për Marketingun