'Përvoja që me hapi sytë', Dua Lipa do t'ju prekë zemrat me rrëfimin

Xing

E Hënë 15 Prill 2019, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është angazhuar së fundmi me organizatën e bamirësisë UNICEF, për të ndihmuar fëmijët në Liban dhe familjet refugjate të cilat detyrohen të largohen nga vendi i tyre.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit foto nga eksperienca që i ka dhënë një mësim të madh apo siç shprehet vetë këngëtarja, i ka hapur sytë.

“Kalova përvojën më të madhe që më hapi sytë në Liban për 3 ditët e fundit duke punuar me UNICEF, ku kam takuar fëmijët në vendbanimet e refugjatëve përmes programit të trajnimit të të rinjve dhe ndërtimit të aftësive. Në veçanti dua të flas për refugjatët pasi ndjej se kam një lidhje personale kur shoh njerëzit të përshtaten me çdo rrethanë në të cilën ndodhen për shkak të konfliktit. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët, pasi ata janë e ardhmja jonë dhe duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë zemërthyese dhe emocionale, por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshnin dhe buzëqeshin në një situatë të keqe. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësitë që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të lu.ftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”.- shkruan Dua në postim.

Këshilla për Marketingun