Video shokuese: Nëna rreh brutalisht të bijën 3-vjeçare

Xing

E Mërkurë 10 Prill 2019, 20:08 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Një nënë e re është akuzuar për abuzim me fëmijën pas një videoje ku shihet duke rrahur vajzën e saj 3-vjeçare teksa vogëlushja po pozonte për një reklamë. Mediat e huaja shkruajnë se nëna kineze nuk ishte e kënaqur me performancën e të bijës dhe donte ta ndëshkonte. Në videon e publikuar nëna shihet duke  e goditur të bijën nga prapa.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Hangzhou dhe vajza e njohur si Niu Niu kishte gjithë ditën që punonte. Vogëlushja punonte si modele për 6 muaj dhe është e njohur nga dyqanet online që shesin veshje fëmijësh. Një pronar i dyqanit që ka punuar me Niu Niun tregoi se vajza ka punuar shumë.

Ai tregoi se e ëma e vajzës ka marrë shumë oferta nga dyqanet dhe fiton shumë para nga kjo punë. Momenti kur nëna rreh të bijën u publikua në një rrjet social kinez ditën e djeshme dhe menjëherë u bë virale. Ata që panë videon u shokuan nga sjellja e nënës. Ajo u detyrua të kërkonte falje publikisht.

Këshilla për Marketingun