E fundit/ Pasi u zbulua emri i grabitësit të vrarë në Rinas, gruas së tij i ndodh gjëma

Xing

E Mërkurë 10 Prill 2019, 10:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Siç u mësua dyshohet se personi që u vra ditën e  djeshme në grabitjen e ndodhur në Rinas ku u vodhën 10 milion euro ishte Admir Murataj.

Megjithatë ende nuk është konfirmuar se nëse trupi i pajetë i grabitësit është Admir Murataj, për shkak dhe të plagëve të marra që e bëjnë edhe më të vështirë identifikimin, në rajonin e policisë së fundmi është shoqëruar gruaja e Murataj.

Sipas ‘News 24’ është mësuar se bashkëshortja e tij po merret në pyetje ndërsa vëllai i viktimës ka kërkuar që të shikojë trupin e pajetë për të vërtetuar nëse është apo jo ai.

“Kërkoj të di nëse është vëllai im. Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllanë. Familja jonë po merr ngushëllime. Policia nuk na konfirmon që i vrari është Admiri’, ka thënë vëllai i Admir Murataj.

Ndërkohë hetuesit kanë treguar se edhe pse viktima ngjan shumë me të pritet që të bëhet një ekzaminim më i detajuar.

Burimi:News 24.

Këshilla për Marketingun