E fundit: Policia arreston një nga grabitësit e Rinasit

Xing

E Martë 9 Prill 2019, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Drejtuesja e emisionit "Dritare", Rudina Xhunga ka zbuluar se policia ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes së 10 milionëve sot në Rinas.

Sipas Xhungës, policia përveç grabitësit të vrarë, ka arritur të kapë edhe një nga autorët e dyshuar të ‘megagrabitjes’ së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë ai është i plagosur.

"Po me lajmerojne qe nuk eshte vetem i vrari ne duart e policise, eshte edhe nje grabites i plagosur. Do te kete se shpejti nje konference per shtyp nga policia e shtetit per te gjitha detajet", u shpreh Xhunga.

Policia pritet të dalë në një konferencë për detajet e tjera nga ngjarja.

Këshilla për Marketingun