Zëri sot 1 muajsh: Ja si po e festojnë Elita, Gjiko dhe bebushi

Xing

E Mërkurë 20 Mars 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme, vogëlushi i Elita Rudit dhe reperit Gjiko mbush plot 1 muaj nga dita e ardhjes në jetë.

Disa orë më parë, Elita ndau me ndjekësit në Instagram një foto shumë të ëmbël të vogëlushit, të cilin e kishte fotografuar duke buzëqeshur.

"Buzëqeshja jote, lumturia ime. Të do nana, ushqim i shpirtit. Gëzuar 1 mujorin Zëri."- ishin fjalët e moderatores pranë fotos.

Pak më parë, ishte Gjiko ai që ka treguar në Instastory se si ai, Elita dhe bebushi po e festojnë këtë ditë. Ata kanë shkuar në një restorant sushi dhe teksa drekojnë, Elita është shfaqur duke u kujdesur për të birin për ta vënë në gjumë.

"Elita Rudi dhe stili shëëësh"- shkruan Gjiko me humor krahas postimit.

Këshilla për Marketingun