Sherr me Era Istrefin, reperi i njohur shqiptar rrëfen situatën e pakëndshme

Xing

E Mërkurë 20 Mars 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit "Wake up" ishte reperi i njohur Gent Fatali, i cili ndër të tjera ka rrëfyer marrëdhënien e tij me Era Istrefin.

Hiti "Shumë pis" që Era e këndoi me Ledrin, ishte menduar fillimisht për Gentin, megjithatë për disa arsye këngëtari nuk bashkëpunoi me Erën në klip.

Genti pranoi se kishte patur hatërmbetje me Erën por rrëfeu se megjithëse ishte mërzitur keq me të, tashmë këtë histori ia kishte lënë të shkuarës dhe i kishte rregulluar marrëdhëniet me këngëtaren.

“Tani nuk e kam të hidhur por në fillim kam pasur hatërmbetje. Ka qenë ashtu situata, janë bërë gjërat që të shkojnë në atë drejtim, por tashmë jam shumë në rregull me Erën. Çojmë ndonjë mesazh në Messenger. Unë i gëzohem suksesit të saj.”, rrëfeu Genti para kamerës.

Këshilla për Marketingun