17 Mars 2019, 16:23

Hidden in the box, surprise the live spouse on the show (Video)

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision (Video)

XING

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

I ftuar sot në "Ka një mesazh për ty" tek "E diela shqiptare" ishte Luftari i cili tregoi historinë e tij të dashurisë me Shpresën dhe i bëri asaj një surprizë.

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

"Unë jetoj në Vlorë dhe gjithë jetën time i kam plotësuar të gjitha ato që kam premtuar. E vetmja gjë që ka mbetur pa u plotësuar është kjo e sotmja. Një ditë teksa po pinim kafe dhe kishim malin përpara dhe i kam thënë e di sa shumë do doja të isha në majën e atij mali dhe të thoja të dua shumë po ta dëgjonin shumë njerëz, por nuk e di se si ta bëj. Ne jemi në një lagje, njihemi që në moshën 13-vjeçare me Shpresën, bashkëshorten time.

Ka qenë edhe e keqe si shoqe lagje, nuk të lejonte të flisje ndryshe, të bëje më shumë muhabet. Unë e ngacmoja, por nuk më lejonte, largohej, ikte. Ajo diferenca më bëri që u ngjita shumë me atë, vinim në plazh. Unë isha 22 ajo 17,  prindërit mundoheshin të më fejonin.

Unë doja të dilja nga situata, ngaqë e dija që Shpresa nuk do pranonte, sepse më thoshte babi më thuaj kë do dhe unë do dërgoj një njeri atje dhe do ta bëjmë për nuse si lajmësi. Unë e dija që Shpresa nuk do pranonte, por edhe po të pranonte mua ma kishte qejfi, e doja shumë Shpresën dhe i thashë: “Unë dua Shpresën! “.

U duk si çudi, sepse familja ishte e vështirë, ishin fanatik, nuk donin. Vajti njeriu që dërguam tek shtëpia, i thanë është një djalë që të kërkon për nuse, por Shpresa nuk pranonte pa i thënë se kush është, jam e vogël. Pas dy ditësh tha më thoni se kush është ky bukuroshi. Kur i thanë që është Luftari tha mirë do mendohem njëherë se i pëlqeu, pastaj pranoi u fejuam.

Unë kam qenë edhe në emigracion në Greqi, prapë fejesa isha shumë në siklet. Ajo e di që unë kisha lidhje më parë, por isha një njeri komplet ndryshe, pa u fejuar lutesha më sill një nuse të mirë, të kem një familje të mirë. Vjehrri kur u fejuam nuk ma linte vajzën ta merrja xhiro, por i thashë se kur të martohem do e marr dhe do iki larg, e thoja si me shaka, por ashtu ndodhi u martuam të dielën dhe të hënën u nisëm për në Greqi. Kur u ndamë dhe do iknim ai më tha atë që the e bëre.

Jetuam në Greqi për gjashtë vite pa u fejuar. Vija njëherë në dy ose në tre vite, pas fejesës njëherë në dy muaj. Shpresës i bëj shumë dhurata dhe shumë ngacmime, lojëra. Në mëngjes nuk zgjohej të pinte kafe me mua, mora dy tepsi dhe i përplasja që të zgjohej. Kohët e fundit ma ka punuar dhe nuk më vjen mirë, sepse jam unë ai që bëj shaka.

Sot kam ardhur të marr hak dhe për premtimin që i bëra që ta dëgjojnë të gjithë do shpreh dashurinë. Ne ngrihemi në mëngjes, mbarojmë punët e shtëpisë bashkë dhe ikim pimë kafe. Jemi tre meshkuj në shtëpi, dy çunat dhe unë dhe i kemi premtuar njëri-tjetrit që mamin do e kemi si mbretëreshë. Unë edhe në telefon e kam të regjistruar Mbretëresha Ime", tregoi Luftari.

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

Kur Shpresa erdhi në studio u transmetua një video ku Luftari i thoshte "Të dua" nga maja e malit dhe më pas doli nga një kuti dhuratash duke e habitur bashkëshorten. 

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

Çifti u përqafua dhe surprizë iu bashkuan edhe dy djemtë e tyre.

Burimi: tvklan.al

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision

I fshehur në kuti, surprizon bashkëshorten live në emision