16 Mars 2019, 20:40

Laughs with tears: 13 super tricks that Albanian VIPs do to each other

Qeshët me lot: 13 super rrengjet që VIP-at shqiptarë i bënë njëri-tjetrit

XING

Qeshët me lot: 13 super rrengjet që VIP-at shqiptarë i

Me siguri të gjithë i keni punuar të paktën një herë në jetën tuaj një rreng dikujt, për të parë reagimin e personit që sigurisht ju ka bërë të qeshni. Diçka të tillë e kanë bërë edhe vipat shqiptarë me njëri-tjetrin. Ata i kanë filmuar rrengjet e tyre epike,  të cilat “Xing.al” i sjell më poshtë për ju.

Ermal Mamaqi dhe Amarda

Në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram, Ermali shfaqet në shtrat me Amin, teksa të dy shohin televizor. Mirëpo në një moment, aktori lëshon një ulërimë që trondit bashkëshorten, e cila më pas fillon të buzëqeshë kur sheh kamerën.

“Halloween-i filloi”, shkruan Ermali krahas videos epike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Në një tjetër video, Ermali e zgjon Amin nga gjumi duke e trembur për Joelin. Ajo ngrihet menjëherë e frikësuar për të parë Joelin. Pas kësaj, Ermali nis të qeshë dhe e përqafon Amin, e cila largohet e nervozuar.

Beatrix Ramosaj me mamanë

Me rastin e 1 Prillit, ditës së gënjeshtrave, këngëtarja Beatrix Ramosaj i ka punuar një rreng mamasë së saj. Ajo i ka dërguar foton e tre testeve të shtatzënisë të cilat kanë dalë pozitivë dhe mamaja e merakosur, pasi e ka pyetur se kush është shtatzënë, e ka telefonuar menjëherë.

Beatrix ia ka mbyllur telefonatën duke i shkruar se është keq, mirëpo kur mamaja ka insistuar që ajo të hapë telefonin, këngëtarja ka nisur të qeshë.

“1 prilli mo rrush hahaha”- i shkruan ajo të ëmës në mesazhe.

Qeshët me lot: 13 super rrengjet që VIP-at shqiptarë i

Alfio, Indriti dhe Fatma Methasani

Teksa Fatma ndodhej në ambientet e punës, nuk e ka kuptuar se makinën e saj e kishin marrë nga vendi i parkimit. Gjithçka ajo e mësoi në një video të publikuar në Instagram nga partneri i saj Alfio dhe kolegu i tij Indriti.

Ata shfaqeshin duke udhëtuar me makinën e Fatmës dhe ia bënë të ditur rrengun që i kanë punuar nëpërmjet videos.

Fatma Haxhialiu, Aulona Musta dhe Jonida Maliqi

E ftuar në “Thumb”, këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë një intervistë në studio dhe pas përfundimit të saj, ka dëgjuar në prapaskenë dy moderatoret të thonë për të “Skandal ishte, kot fare, asgjë s’tha.”

“Seriozisht e kanë këto?”, thotë Jonida e cila shkon menjëherë tek Fatma dhe Aulona, ndërkohë që kjo e fundit s’mban dot të qeshurën dhe i tregon që ishte thjesht një lojë, transmeton “Xing.al”.

Flor Mumajesi dhe Ylli Limani

Teksa ishte mbledhur me kolegët në studio për të pirë dhe për t’u argëtuar, Flori Mumajesi ka bllouar brenda në tualet Ylli Limanin. Ai e filmon këngëtarin teksa lëviz dorezën e derës i nervozuar, ndërsa më pas Flori i ka hedhur çelësin poshtë derës që t’a ndihmojë.

Pasi ka hapur derën, Ylli ka nisur të qeshë dhe të akuzojë Florin për rrengun e punuar.

“Kur një yll ngec në WC. Në fund bëhet nervoz Ylli.”- shkruan Flori krahas videos së publikuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Noizy dhe Blerim Destani

Teksa dilnin prej një dyqani në qendrën tregtare, Noizy ka fërshëllyer duke e bërë Blerimin të mendojë se aparatura ka dhënë sinjalin për mall të papaguar. Ai është kthyer menjëherë brenda duke i drejtuar shitëses çantën me produktet e blera, ndërkohë që të gjithë në dyqan kanë nisur të qeshin.

Noizy i punon një rreng Blerim Destanit, ja çfarë bën |VIDEO on Vidnews.

Sonila Meço dhe Jonida Maliqi

E ftuar në “Tempora”, Sonila Meço ka improvizuar një bisedë me ‘gazetaren’, e cila në fakt ishte motra e Jonidës, Xhilda.

“Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty Sonila, ndërsa ti merreh me tra-la-la, me Jonida Maliqin?”- i thotë ndër të tjera Xhilda, fjalë të cilat e kanë prekur Jonidën. Më pas, këngëtarja e ka kuptuar rrengun dhe është përlotur në studio teksa bisedonte në telefon me motrën e saj.

“O zemra ime Xhildaaa. Xhilda sa herë më bën surpriza të tilla më bën për të qarë."- ka thënë Jonida mes lotësh, teksa dëgjonte zërin e të motrës në telefon.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Teksa ndodhej i shtrirë në divanin e dhomës së grimit me telefonin në dorë, Xhensila i ka shkuar nga pas Besit dhe e ka trembur. Aktori është ngritur menjëherë nga vendi dhe është kthyer të shohë Xhensilën, e cila ka nisur të qeshë me të madhe.

“Po ik re ik, fike atë mos lej nam”, i është kthyer Besi bashkëshortes.

Kësaj here, Besi i ka bërë një lojë Xhensilës teksa ndodheshin duke pozuar në Londër. Këngëtarja ishte mbështetur tek Besi dhe të dy po buzëqeshnin para aparatit, mirëpo në një moment Besi ka lëvizur duke e bërë Xhensilën të mendojë se po e hedh në tokë. Këngëtarja është trembur dhe ka nisur të godasë Besin, i cili ka nisur të qeshë.

Pasi u bënë prindër të Ajkës, Xhensila i bëri një lojë Besit teksa ai ishte në gjumë. Ajo e ka zgjuar bashkëshortin duke i thënë të çohet sepse po vajza po qan, ndërsa Besi është ngritur menjëherë dhe më pas ka parë i habitur kamerën me të cilën Xhensila po e filmonte.

Big Mama dhe  Blero

Teksa ndodheshin në plazh në Turqi gjatë xhirimeve të emisionit “Një kafe me Labin”, këngëtarja Big Mama i punoi një lojë Bleros. Ajo bëri si e sëmurë dhe u shtri në shezlong duke qarë, ndërkohë që këngëtari u merakos për të. Ai shkoi t’a ndihmojë për t’a çuar në spital, mirëpo Big Mama nuk ka mbajtur dot të qeshurën duke zbuluar se ishte një lojë, gjë që e nevrikosi Bleron.

Jonida Maliqi dhe Rovena Dilo

Gjatë emisionit “Vip Room” në “InTV”, Kelvi Kadilli dhe Jonida Maliqi i bënë një rreng Rovena Dilos, të cilën kjo e fundit e telefonoi live në emision.

“Jam mërzitur me ty, më kanë thënë që ke folur keq për mua o Rovi.”- i tha Jonida Rovenës, e cila u befasua nga fjalët.

“Po më shokon. Me të vërtetë i beson ti këto?”, ja ka kthyer Rovena e prekur, të cilës më pas Jonida i tregoi duke qeshur se ishte vetëm një shaka.