Vetëm 2 javë para '2 gisht mjaltë', Ermal Mamaqi jep lajmin që mezi po e prisnit

Xing

E Premte 15 Mars 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Vetëm dy javë përpara 28 marsit, datës kur në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë do të shfaqet "2 gisht mjaltë", Ermal Mamaqi ka dhënë sot lajmin që publiku mezi po e priste.

Ermali ka njoftuar se kanë filluar shitjet e biletave në të gjitha kinematë. Nxitoni të prenetoni online ose pranë sporteleve të kinemave sepse vetëm pak ditë na ndajnë nga "2 gisht mjaltë".

"2 gisht mjaltë" vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.

Kujtojmë që skenari i "2 gisht mjaltë" është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.

Këshilla për Marketingun