Lë pas prezantimin dhe këngën, moderatori shqiptar i futet aktrimit

Xing

E Premte 15 Mars 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatori i njohur  i "Top Channel", Isli Islami  siç dihet përveç moderimit të emisioneve të ndryshme ka treguar se ka dhe një talent të madh në të kënduar. Ai ka kënduar në disa prej emisioneve të tij dhe madje ka qenë i ftuar dhe në ‘The Voice’ ku ka lënë pa fjalë publikun me zërin.

Mirëpo, së fundmi nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Isli i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe njëri prej tyre e ka pyetur se nëse do të provonte ndonjëherë aktrimin.  Moderatori i "Wake up" ka habitur teksa ka thënë se është i gatshëm për çdo rol që mund t'i ofrohet.

“Aaa më ke gjetur midenë. Më kanë thënë që kam plastikë shumë të mirë për aktor. Nuk e kam mbyllur asnjëherë atë derë, kështu që kush e di. Pastaj ne ‘Hollywood’ më çove larg, edhe një Kinostudioje këtu s’do i kisha thënë jo”, ka thënë Isli.

Këshilla për Marketingun