6 muaj pas dasmës, çifti i njohur i showbizit drejt ndarjes

Xing

E Premte 15 Mars 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Disa muaj më parë këngëtari i njohur i hitit “Baby”, Justin Biebër i dha papritur fund beqarisë me modelen, Hailey Rhode. Dyshja ndonëse nuk bënë një ceremoni martesore u martuan zyrtarisht në gjykatë.

Megjithatë prej kohësh po përflitet se marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë. Burime për 'Us Weekly' kanë rrëfyer se Justin dhe Hailey po kalojnë një periudhë shumë të vështir dhe të mbushur me sfida. Sipas tyre një nga shkaqet kryesore është gjendja e keqe personale e Justin.

Familjarët e tyre janë shumë të shqetësuar për dy të rinjtë pasi ata kanë shumë probleme me besimin dhe raporti i tyre po shkatërrohet dhe të shumtë janë ata që mendojnë se dyshja po shkon drejt ndarjes, vetëm pak muaj pas dasmës.

“Ai ende dëshiron dhe ka nevojë që ajo të jetë bashkëshortja e tij dhe ajo dëshiron ta mbështesë atë. Por është e vështirë kur ai po kalon gjithë këtë”, tha burimi.

Këshilla për Marketingun