Dalin pamjet: 19 vite më parë Anita Haradinaj merrte pjesë në videoklipe

Xing

E Premte 15 Mars 2019, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara në rrjete sociale. Në profilin e saj në Instagram, Anita ka mbledhur një numër të madh fansash, ku ndan me ta momente të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe e familes.

Mirëpo, me siguri nuk e dinit se 19 vite më parë, kur nuk ishte po aq e njohur sa sot, Anita ka marrë pjesë në videoklipin e Aida Barakut të quajtur "Titanik".

Asokohe, Anita punonte në "KTV" dhe gjatë videoklipit të gjetur nga 'Prive', ajo shfaqet si spikere lajmesh. Siç mund t'a shihni në videon e mëposhtme, bashkëshortja e Kryeministrit duket si njeri tjetër gjatë pamjeve të videoklipit.

Këshilla për Marketingun