Egla Harxhi shfaqet 1 vit pas lindjes së djalit dhe nuk keni për ta njohur

Xing

E Premte 15 Mars 2019, 09:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Një vit më parë ish Miss Shqipëria Egla Harxhi u bë për herë të parë nënë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Luxifer. Prej një viti ajo u shkëput nga mediat dhe siç duket ju dedikua tërësisht rritjes së vogëlushit.

Mirëpo, ditën e djeshme pas shumë kohësh Egla  ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ ku ka habitur publikun me ndryshimin e madh në pamje dhe ku për herë të parë ka folur për djalin e saj Luxifer dhe projektet që ka në plan. Egla në studio ka qenë së bashku me vogëlushin e saj dhe siç tregoi, pas një viti ku ju dedikua vetëm atij ka ardhur moment që t’i rikthehet projekteve të saj duke qenë që sipas saj për Luxiferin kujdesen shumë njerëz në Shqipëri.

Teksa po tregonte se djali i saj Luxifer do të mësohet me traditat e trashëguara nga familja e  tij ndër shekuj, ka rrëfyer se së bashku me partnerin Aleksander janë duke krijuar një sistem që do të ndryshojë gjithë Shqipërinë dhe sistemin ekonomik.

“Duhet të krijohet një sistem që çdo gjë të krijohet në bazë të meritokracisë. Sot dëgjojmë në studio televizive shumë gjëra por jo një projekt . Ne do i propozojmë popullit një projekt konkret me hapa konkret me partner real. Një javë më aprë u prezantua një pjesë e projektit nga vetë Aleksandri”, ka përfunduar Egla.

Këshilla për Marketingun